Shqipëria është vendi i parë ballkanik që bëhet pjesë e misionit të Forcës Shumëkombëshe dhe Vëzhguesit “Multinational Force & Observers”.
Kështu ka bërë me dije ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, i cili vlerësoi se “misioni i MFO është shumë i rëndësishëm për të siguruar zbatimin e Traktatit të Paqes mes Egjiptit dhe Izraelit”.
“Shqipëria, vendi i parë ballkanik që bëhet pjesë e misionit të Multinational Force & Observers. Misioni i MFO është shumë i rëndësishëm për të siguruar zbatimin e Traktatit të Paqes mes Egjiptit dhe Izraelit. Ndaj në këtë rrugëtim historik, jemi besimplotë se efektivët tanë të Policisë Ushtarake, me aftësitë e tyre të shkëlqyera do të ndikojnë pozitivisht në stabilitetin rajonal do të ndihmojnë në parandalimin e shkeljeve të kushteve të këtij traktati. Të vendosur të kryejmë detyrat tona me përkushtim dhe profesionalizëm të lartë“, shkruan ministri Peleshi.












