I ftuar në “Zona Zero”, ish deputeti Myslim Murrizi, ka folur në lidhje me operacionet e SPAK dhe arrestimet e mundshme që pritet të nisin nga radhët e Partisë Demokratike.
Murrizi tha se janë hapur disa dokumente ku janë gjetur prona dhe para jashtë vendit madje theksoi se në 20 vjet ish-funksionarët e lartë politike kane vjedhur plot 25 miliardë euro.
“Deri në fund të vitit do të ketë njerëz që media apo politika, shqiptarët nuk i mendojnë kurrë, se i shohin si të “fortë”. Kam të dhëna që në 20 vjet, janë vjedh 25 miliardë euro, dhe u kputën në haram, se asnjë nuk e gëzon. Do e vjellin si qeni! Nuk desha të bëj emra të përveçëm, po them që arrestime do ketë nga krahu tjetër (nga PD). Janë hap disa letra, janë gjet disa para jashtë. Disa prona në emra të disa “fakirëve””, tha Murrizi.












