Investimi në pasuri të paluajtshme vlerësohet gjithnjë e më shumë si një trend në rritje, e cila ju garanton përfitime në të ardhmen.
Një prej qyteteve ku investimi juaj do të përkthehej në fitim brenda një kohe të shkurtër është Korça, një prej destinacioneve më të preferuara së fundmi. Mes natyrës së bukur, rrugëve gjithmonë plot me turistë dhe gjallërisë që e karakterizon në çdo stinë të vitit, Korça është vendi ideal për të investuar me tregun e pasurive të paluajtshme.
Tashmë Korça ofron mundësi për të investuar në pasuri të patundshme pasi zona jug-lindore gjate 12 muajve të vitit është e “pushtuar” nga turistet e shumtë. Investimi i një prone në Korçë ju jep mundësinë për të kryer biznes, pasi vilat ose shtepia e blere mund të kthehet lehtësisht në bujtinë me gatime tradicionale të zonës, më pas suksesi ekonomik është i garantuar.












