Me largimin e turistëve, pas pushimeve fillon jeta normale. Prej ditësh Euro dhe Dollari kanë filluar rritjen e cila po i jep frymëmarrje atyre sektorëve që ishin dëmtuar nga zhvlerësimi i tyre, kryesisht eksportuesve të mallrave dhe bizneseve të turizmit.
Rritja e euros eshte një lajm i mirë dhe u jep mundëson bizneseve të akomodimit (që i sigurojnë të ardhurat kryesisht në euro), të sigurojnë më shumë frute nga sezoni turistik, që u karakterizua nga një numër rekord turistësh.
Dollari – Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot 1 dollar amerikan do blihet me 99.7 lekë dhe do shitet me 101.1 lekë.
Euro do blihet me 106.6 lekë dhe do shitet me 107.9 lekë, ndërsa paundi britanik në tregun shqiptar do blihet me 123.3 lekë dhe do shitet me 124.7 lekë.












