Përplasja mes kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama si kryesues i Presidencës së Këshillit të Sigurimit, me ambasadorin e Rusisë në OKB ka bërë jehonë në mediat ndërkombëtare.
Përgjigjia e fortë e Ramës me frazën “Ndërprit luftën dhe Zelensky nuk e merr fjalën”, ishte kryefjala e shumicës së titujve të mediave më prestigjioze në reportazhet për mbledhjen e Këshillit të Sigurimit.
》”REUTERS” ka veçuar ironinë e kryeministrit Rama me krahasimin me pushtimin në Ukrainë që rusët i thonë operacion special e jo luftë:
“I siguroje kolegët rusë dhe të gjithë se nuk është operacion special i presidencës shqiptare…”
》”FOX NEWS” ka pasur si titull kryesor debatin e Ramës me ambasadorin e Rusisë në OKB:
“Rusia sulmohet nga kryeministri shqiptar pas përpjekjes së dështuar për të penguar presidentin ukrainas Zelenskyy të flasë në OKB.”
》 “THE WASHINGTON POST” doli me titullin: “Lideri i Shqipërisë (Edi Rama) ka deklaruar se OKB duhet ta identifikoje Rusinë si agresore të Ukrainës.”












