Ambasada Amerikane në Tiranë ka reaguar për protestën e zhvilluar në Rrugën e Durrësit, pranë Sheshit Skënderbej. Ajo ka paralajmëruar qytetarët për përshkallëzimin e situatës në dhunë për shkak të hedhjes së gurëve.
Ambasada paralajmëron se protestat mund të shtrihen edhe në rrugët përreth dhe pranë godinave qeveritare, duke shkaktuar shtim të pranisë policore, bllokime rrugësh dhe devijime të trafikut.
Gjithashtu, ajo u bën thirrje qytetarëve të shmangin demonstratat, të tregojnë kujdes për sigurinë personale dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve vendore.
Masat që duhet të merrni:
Forconi masat për sigurinë tuaj personale duke zbatuar këto këshilla:
– Shmangni demonstratat.
– Jini të vëmendshëm ndaj asaj që ndodh përreth jush. Kufizoni shpërqendrimet, si përdorimi i telefonave apo kufjeve, kur ndodheni në ambiente publike.
– Ndiqni mediat lokale për t’u informuar mbi zhvillimet.
– Mbani gjithmonë një plan emergjence ose një strategji për t’u larguar në rast rreziku.
– Shmangni tërheqjen e vëmendjes dhe përpiquni të qëndroni sa më pak të ekspozuar.












