Ish-kryetari i PD në Kukës, Ibsen Elezi komentoi humbjet katastrofë të opozitës në zgjedhjet e pjesshme në Kukës.
Elezi deklaroi se përçarja e PD-së ka favorizuar kundërshtarin, ndërsa fajtor për këtë dështim katastrofik në Kukës bëri Sali Berishën dhe Ilir Metën të cilët çdo ditë dhe më shumë po braktisen nga populli shqiptar.
Sipas Elezit, bërja e një politike dhe pa rregulla dhe pa principe, ka tendencën të çojë opozitën drejt dështimit të paralajmëruar.
“Gjithë veprimtaria e opozitës është turpëruese. Kjo mënyrë e të bërit politikë pa principe dhe pa rregulla do të arrinte një ditë se në dy përballje elektorale do kishte një dështim të tillë, gjë të cilën e kemi paralajmëruar me kohë. Në PD, duke pasur parasysh në nuk ka njerëz për të ndërtuar alternativë serioze, qoftë modeli i Bashës, qoftë modeli Berishës, që në thelbin e tyre janë modele të dështuara, kam thënë që Berisha do të vrasë politikisht veten në zgjedhjet e ardhshme. Është vrarë vullneti, kurajoja e personave që duan të marrin përgjegjësi ndryshimi. Ato që janë në drejtim të koalicionit (Berisha dhe Meta) janë fajtor për humbjen”, tha Elezi.












