Këngëtarja e njohur shqiptare, Linda Halimi këto ditë është kthyer nga Amerika në Kosovë.
E duke qenë se TikTok është një rrjet social me pagesë, këngëtarja Linda Halimi ka treguar se ka arritur që deri më tash të fitojë një shumë të konsiderueshme nga kjo platformë.
“Pagesat në TikTok merren më shumë përmes live. Unë futem live-strem. Mund ta them me modesti që një shtëpi e kam blerë nga live-streaming”, ka thënë Linda Halimi.
E njëjta tregoi se ka marrë ftesë prej dy vitesh për të qenë pjesë e formatit shumë të përfolur, Big Brother VIP, por që për arsye familjare e kishte refuzuar ftesën.












