Kreu i SPAK, Altin Dumani tha gjatë një takimi informal me përfaqësuesit e medias se organi i akuzës nuk ka informacion konkret për vendndodhjen e Arben Ahmetaj.
I pyetur për gjyqin e Fredi Belerit dhe akuzat e forta nga shteti grek se kreui PBDNJ, Dule, drejtuesi i SPAK tha se Beleri po gjykohet sic do qytetar tjetër i vendit tonë.
Fredi Beleri sipas Dumanit është çështje si gjithë të tjerat dhe shtoi se i janë respektuar të gjitha të drejtat që parashikon ligji.
“Nuk ka të drejta të shtuara për Belerin. Prokurorët nuk janë ndjerë të intimiduar ne kete proces“, tha Dumani.
Pavarësisht presioneve nga Greqia, edhe kryeministri Edi Rama ka thënë se “Nuk do të ketë asnjë ndërhyrje prej tij duke siguruar që Drejtësia e Re ne Shqiperi do të bëjë punën e vet të pavarur”.












