Real Madridi dhe Barcelona janë dy klubet më të mëdha spanjolle dhe me më së shumti ndikim.
Për faktin se dy skuadrat kanë ndikim të madh sidomos mediatik, ka treguar edhe ish-gjyqtari Estrada Fernandez. Ai është pensionuar, por ka zbuluar se një karton i kuq që i dha Cristiano Ronaldos ndaj Almerias në vitin 2009 i kushtoi atij mos të gjykoj më ndeshje të mëdha.
“Nëse bëni një gabim, Komiteti ju sanksionon, ju nuk i gjykoni më ndeshjet e mëdha. Unë kam një shembull timin nga viti 2009 kur përjashtova Cristiano Ronaldon, atë sezon nuk e gjykoja më Real Madridin”, tha Fernandez.
Tutje gjyqtari spanjoll ka thënë se ndikimi i Real Madridit është shumë i madh.












