Wednesday, July 1, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

Skemë për PENSIONET ja si do të njihen vitet e punës në komunizëm

by Rilindje
02/10/2023
in BOTA
Skemë për PENSIONET ja si do të njihen vitet e punës në komunizëm

Nëse ka një problematikë me të cilën përballen të gjithë ata që dalin rishtazi në pension është mungesa e dokumentacionit për vitet e punës në komunizëm.

Një fenomen ky i pranishëm në radhët e atyre që kanë punuar në ish-kooperativat bujqësore të kohës. Kjo, për tri arsye.

Në rastin më të mirë regjistrat e këtyre kooperativave janë dorëzuar të mangët dhe në rastin më të keq nuk janë dorëzuar fare. Një pjesë e tyre, po ashtu, u shkatërruan gjatë trazirave të vitit 1997, duke bërë që periudha e vjetërsisë në punë pranë kooperativave bujqësore të mos iu njihet. Të gjendur në këto kushte, mundësia e fundit që kanë pasur është t’u drejtohen Gjykatës.

Si një përpjekje për t’i dhënë zgjidhje këtij shqetësimi që prek jo pak të moshuar në prag pensioni, kanë qenë dy deputetë iniciatorë, të cilët depozituan me kohë në Kuvend një nismë ligjore që bën të mundur njohjen si vite pune për efekt pensioni të të gjithë periudhave të punësimit në ish kooperativat bujqësore.

Ligji ka për qëllim njohjen si periudhe sigurimi për efekt përfitimi nga sigurimet shoqërore të kohës së punësimit në ishkooperativat bujqësore për të cilat është djegur dokumentacioni arkivor i vjetërsisë në pune, deri në hyrjen në fuqi të ligjit nr. 7501 datë 19.07.1991, “Për tokën”, i ndryshuar.

Njihet si periudha e sigurimit për efekt përfitimi nga sigurimet shoqërore koha e punësimit në ish-kooperativat bujqësore, nga mosha për punë në kooperativat bujqësore e përcaktuar në legjislacionin e kohës, por jo më herët se viti i krijimit të kooperativës bujqësore, deri në hyrjen në fuqi të ligjit nr. 7501, datë 19. 7 .1991 “Për tokën”, thuhet në nenin 1 dhe 2 të draftit të depozituar në Kuvend. Pragu është mosha 15 vjeç, pasi gjatë kohës së diktaturës, puna niste menjëherë pas përfundimit të arsimit bazë. Nga kjo moshë deri në vitin 1991, kur mungojnë dokumentet, vitet e punës do të merren të mirëqena dhe qytetarët nuk do ta kenë më të nevojshme që të përplasen dyerve të gjykatave.

“Nëpërmjet këtij projektligji synohet njohja si periudhë sigurimi për efekt përfitimi nga sigurimet shoqërore koha e punësimit në ishkooperativat bujqësore nga mosha për punë e përcaktuar në legjislacionin e kohës, por jo më herët se viti i krijimit të kooperativës bujqësore, deri në hyrjen në fuqi të ligjit nr. 7501/1991”, thuhet në relacion.

Konkretisht nëse dikush ka 10 vite pune në ish kooperativat bujqësore, por si periudhë pune për shkak të mungesës së dokumentacionit i njihen 8, atëherë dy vitet e mbetura do të merren të mirëqenë. Në relacion sqarohen edhe rastet për jashtimore, pra ato kur kjo periudhë përfitimi nuk do të njihet për efekt pensioni.

NGA KATEGORIA

Kush është eurodeputetja italiane që iu bashkua protestës për “Zvërnecin”: Le të…
BOTA

Kush është eurodeputetja italiane që iu bashkua protestës për “Zvërnecin”: Le të…

27/06/2026
Tirana “zien” nga protesta e të rinjve/ Eurodeputetja italiane BEFASON të gjithë me reagimin…
BOTA

Tirana “zien” nga protesta e të rinjve/ Eurodeputetja italiane BEFASON të gjithë me reagimin…

26/06/2026
Donald Trump do të mbledhë Bordin e Paqes në Qipro, por a do të marrë pjesë Edi Rama?
BOTA

Donald Trump do të mbledhë Bordin e Paqes në Qipro, por a do të marrë pjesë Edi Rama?

25/06/2026
Mik me Ramën/ Ali Ahmeti mesazh për protestat në Tiranë: Mos kujtoni që…
BOTA

Mik me Ramën/ Ali Ahmeti mesazh për protestat në Tiranë: Mos kujtoni që…

24/06/2026
Vendi “zien” nga protestat/ Rama në krah të Macron jep LAJMIN E MIRË: Çfarë pritet…
BOTA

Vendi “zien” nga protestat/ Rama në krah të Macron jep LAJMIN E MIRË: Çfarë pritet…

24/06/2026
Rama pritet në Paris nga Macron/ Çfarë biseduan dy liderët…
BOTA

Rama pritet në Paris nga Macron/ Çfarë biseduan dy liderët…

22/06/2026

LAJMET E FUNDIT:

Dea Mishel tallet me Erion Braçen pas sulmit me vezë: Mbante shumë erë, mos…
SHOWBIZ

Dea Mishel tallet me Erion Braçen pas sulmit me vezë: Mbante shumë erë, mos…

01/07/2026
“O k*rva e Erion Veliajt!”/ Protestuesit sherr me Gaz Pajën, aktori “shpërthen” keq: P*dhi i ropve të tu…
TË TJERA

“O k*rva e Erion Veliajt!”/ Protestuesit sherr me Gaz Pajën, aktori “shpërthen” keq: P*dhi i ropve të tu…

30/06/2026
LAJM I FUNDIT/ Samiti i ardhshëm i NATO-s në Shqipëri mund të anulohet, çfarë po ndodh…
AKTUALITET

LAJM I FUNDIT/ Samiti i ardhshëm i NATO-s në Shqipëri mund të anulohet, çfarë po ndodh…

30/06/2026
Kapriçot e motit/ Pamje të pabesueshme! Breshëri si dëborë “pushton” këtë zonë të Shqipërisë, shkatërron…
AKTUALITET

Kapriçot e motit/ Pamje të pabesueshme! Breshëri si dëborë “pushton” këtë zonë të Shqipërisë, shkatërron…

30/06/2026
U qëllua me vezë dhe shishe/ Albana Koçiu reagon për protestën: Do ngeleni me njollë turpi…
POLITIKË

U qëllua me vezë dhe shishe/ Albana Koçiu reagon për protestën: Do ngeleni me njollë turpi…

30/06/2026
Braktisi PS-në dhe iu bashkua protestuesve/ Marjana Koçeku i çon “selam” Ramës nga Brukseli: Europa t’i…
EDI RAMA

Braktisi PS-në dhe iu bashkua protestuesve/ Marjana Koçeku i çon “selam” Ramës nga Brukseli: Europa t’i…

30/06/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!