Gjykata e Posaçme ka caktuar datën 12 tetor, ora 09:00 për seancën e parë të gjyqit ndaj Alfred Belerit.
Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës do të ulet në tavolinën e të pandehurve, si i akuzuar nga SPAK për “korrupsion në zgjedhje”.
Çështja në ngarkim të tij do të shqyrtohet nga gjyqtari i posaçëm Erjon Çela. Më 14 shtator, Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, vendosi të kalojë për gjykim çështjen e Belerit, i arrestuar me akuzën e Korrupsionit aktiv në zgjedhje.
Beleri u arrestua 2 ditë para zgjedhjeve të 14 majit pasi akuzohet nga SPAK për blerje votash. Gjithashtu çështja Beleri ka sjellë një përplasje mes Ramës dhe Greqisë zyrtare e cila vazhdon presionet ndaj drejtësisë Shqiptare.












