Tirana do të presë Samitin e Procesit të Berlinit, event që po zhvillohet për herë të parë jashtë kufijve të Bashkimit Europian.
Kreu i qeverisë ka konfirmuar se në Samitin e Berlinit, që do të zhvillohet për herë të parë jashtë kufijve të BE-së, do marrin pjesë Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, dhe Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.
“Jemi në përgatitjet e fundit të një tjetër evenimenti të madh ndërkombëtar për Shqipërinë, Samiti i Liderëve të Procesit të Berlinit, i cili do të zhvillohet për herë të parë jashtë kufijve të BE-së, në Tiranë, me pjesëmarrjen e 6 kryeministrave të rajonit, ku kanë konfirmuar pjesëmarrjen Presidenti i Francës dhe Kancelari i Gjermanisë, Presidentja e Komisionit Europian, si edhe një sërë kryeministrash të vendeve anëtare të Bashkimit Europian”, shkruan Rama.
Samiti i Procesit të Berlinit do të mbahet më 16 Tetor në kryeqytetin e Shqipërisë.












