Friday, August 14, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

Mik me Ramën/ Ali Ahmeti mesazh për protestat në Tiranë: Mos kujtoni që…

by Rilindje
24/06/2026
in BOTA
Mik me Ramën/ Ali Ahmeti mesazh për protestat në Tiranë: Mos kujtoni që…

Ali Ahmeti në fjalën e tij në Kuvendin e BDI-së vlerësoi rolin historik të Shqipërisë në mbështetjen e Kosovës e ndërsa u shpreh se vendi po përballet me pasoja nga zhvillimet dhe protestat e fundit, veçanërisht në sektorin e turizmit dhe investimeve.

Kreu i BDI tha se këto zhvillime po ndikohen edhe nga fushata dhe reagime të jashtme, duke përmendur Greqinë dhe Beogradin si burime të ndikimit.

Ahmeti shtoi se qëndrimi i tij nuk është në mbrojtje të Edi Ramës, por në mbrojtje të Shqipërisë, duke paralajmëruar se destabilizimi i vendit dëmton më gjerë interesat kombëtare shqiptare.

“Ka ca ngjarje, zhvillime edhe në Shqipëri. Ai është vend ku ne na kanë ndihmuar. Shqipëria ka strehuar Kosovën. Shqipëria është pjesë e pandarë e lirisë së Kosovës. Pa ndihmën, pa mjetet e Shqipërisë, Kosova nuk do ishte Kosova që është sot. Prandaj, me dhimbje po i përcjellim gjërat. Ne e shohim që këtu Shqipëria, nga këto protesta që nuk dihet ku e kanë kokën, merr dy goditje. Goditje të forta.

Industria kryesore e Shqipërisë është turizmi. Goditet tek turizmi. Nga doli fushata e parë? Nga Greqia, sepse turizmi po i rrezikohet nga Shqipëria, po i rrezikohet Greqisë. Që një shtet fqinj s’bën me menduar kështu për fqinjin e vet, po ja që ka ndodhur, që deklarata e parë dhe reagimet e para erdhën nga Greqia. Kush u bë zëdhënësi i parë i kësaj fushate? Në Beograd? I njëjti që bën fushatën e protestave në Serbi, bën fushatën për protestat në Shqipëri.

Dikush mund të ngrihet dhe të thotë: Ali Ahmeti po mbron Edi Ramën. Jo, Ali Ahmeti mbron Shqipërinë dhe i dhimbet Shqipëria. Po goditet. Po goditet dega kryesore e industrisë, turizmi; dega kryesore, investimet e huaja dhe vendore. Mos kujtoni që nuk ka pasoja për investitorët vendorë, e mos flasim më për të huaj. Se asnjë investitor vendor nuk rrezikon kapitalin e vet aty ku ka pasiguri.

Dhe kush tenton pasigurinë ta krijojë në Shqipëri? Armiqtë e kombit shqiptar. Unë nuk them që këta kanë dalë në shesh aty, janë armiq, po kanë rënë në grackën e armiqve, pa analizuar dhe pa e studiuar mirë pasojat që i shkaktojnë kombit, jo vetëm në Shqipëri, por edhe më gjerë”, tha Ali Ahmeti.

NGA KATEGORIA

Deklarata skandaloze e Vuçiç/ Bashkimi Europian reagon për kërcënimin serb…
BOTA

Deklarata skandaloze e Vuçiç/ Bashkimi Europian reagon për kërcënimin serb…

11/08/2026
Kërcënon të lërë Kosovën pa ujë, Vuçiç i përgjigjet ashpër Edi Ramës: Ç’punë ka…
BOTA

Kërcënon të lërë Kosovën pa ujë, Vuçiç i përgjigjet ashpër Edi Ramës: Ç’punë ka…

11/08/2026
“Çfarë do të bëjnë shqiptarët”/ Serbia kërcënon Kosovën se do ta lejë pa ujë…
BOTA

“Çfarë do të bëjnë shqiptarët”/ Serbia kërcënon Kosovën se do ta lejë pa ujë…

09/08/2026
Dhëndri i Trumpit ndërton në Zvërnec/ Vjen reagimi nga Bashkimi Europian: Qeveria Rama…
BOTA

Dhëndri i Trumpit ndërton në Zvërnec/ Vjen reagimi nga Bashkimi Europian: Qeveria Rama…

09/08/2026
Zelensky tha se nuk e njeh Kosovën, nis hakmarrja nga…
BOTA

Zelensky tha se nuk e njeh Kosovën, nis hakmarrja nga…

09/08/2026
“Nuk e njohim Kosovën”/ Shteti shqiptar reagon pas deklaratës “skandaloze” të Zelenskyt në Serbi
BOTA

“Nuk e njohim Kosovën”/ Shteti shqiptar reagon pas deklaratës “skandaloze” të Zelenskyt në Serbi

09/08/2026

LAJMET E FUNDIT:

Lajm i trishtë! Ndahet nga jeta ish-pedagogu i UBT-së, kush është…
AKTUALITET

Ishte me pushime/ LAJM I TRISHTË! Ndahet papritur nga jeta ish-kryetari i Gjykatës në qytetin…

14/08/2026
LAJM I KEQ/ Çfarë po ndodh me ÇMIMET e karburanteve në Shqipëri: Nafta do të…
AKTUALITET

LAJM I KEQ/ Çfarë po ndodh me ÇMIMET e karburanteve në Shqipëri: Nafta do të…

13/08/2026
“Do të largohem menjëherë!”/ Kush e priste këtë gjë! Rama zbulon kur do të japë dorëheqjen…
EDI RAMA

“Do të largohem menjëherë!”/ Kush e priste këtë gjë! Rama zbulon kur do të japë dorëheqjen…

13/08/2026
Pasioni i kryeministrit/ Rama shkruan një tjetër libër: Ja me çfarë ka të bëjë…
EDI RAMA

NDRYSHIM i paralajnëruar/ Rama nxjerr njoftimin dhe ka një thirrje: Keni afat deri më…

13/08/2026
Takimi me tensione/ Ish-ministri socialist kritika Ramës: Do që të mbysësh…
POLITIKË

Takimi me tensione/ Ish-ministri socialist kritika Ramës: Do që të mbysësh…

13/08/2026
Protesta para Kryeministrisë, reagon Rama: PD-ja, e vetmja parti në botën që…
EDI RAMA

“Plas” sherri/ Rama përplaset me kryebashkiakët socialistë, çfarë ndodhi brenda takimit?!

13/08/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!