Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka mbërritur në SPAK. Kryepolici Rrumbullaku është parë teksa futet në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.
Nga ana tjetër nuk dihen temat e takimit apo çfarë do të diskutohet mes palëve, teksa përmendim se më herët në SPAK kanë mbërritur edhe përfaqësues nga Britania e Madhe.
Pritet që në orët në vijim të ketë më shumë informacion për këto lëvizje. Kujtojmë se SPAK sëfundmi ka bërë lëvizje ‘të fuqishme’ kundër zyrtarëve të lartë të politikës në vend, konkretisht ndaj Sali Berishës dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi duke i akuzuar për korrupsion dhe pastrim parash. KETU SHIKO VIDEON (Momenti i mbërritjes së Rrumbullakut në SPAK)












