GJKKO ka thirrur që të marrë në pyetje ditën e sotme Sali Berishen, por në një prononcim për mediat pak momente më parë, ish-kryeministri deklaroi se po konsultohet me juristë për mënyrën si do të veprojë.
Berisha pretendon se me urdhërin e SPAK po shkeltet Kushtetuta, pasi ai ka imunitetin e deputetit dhe nuk mund t’i kufizohet liria.
“Për vendimet anti-kushtetuese. Se bëj për vete këtë. Siç e dini ju, jam njeriu që kam dërguar në parlament ligjin i cili vendoste barazinë e plotë mes çdo zyrtari dhe zyrtarit në Kushtetutë. Këtë ligj e ktheu me forcën e kartonit Rama. Jam gati ta votoj nesër. Përderisa ky ligj është në kushtetutë, nuk pranoj asnjë kompromis për shkeljen e tij. Po konsultohem me juristë. Të ndryshojmë kushteturën dhe jo ta menderosim”, tha Berisha.












