Ish-ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka reaguar pas deklaratave se SPAK ka sekuestruar pronën e bashkëshortit të saj në jug, duke e cilësuar Sali Berishën si “kusar me damkë dhe shpifës” që s’mund t’i bëjë kujt moral.
Xhaçka u shpreh se burri i saj nuk ka marrë asnjë metër katror tokë nga shteti për investimin e tij privat. Gjithashtu Xhaçka shtoi se SPAK duhet të bëjë punën e vetë i pandikuar, ndërsa Berisha “le të vazhdojë të lehë për të tërhequr vëmendjen nga pantallonat e rëna deri në fund”.
“Nje kusar me damkë dhe shpifës me nam si Sali Berisha nuk mund t’i bëjë askujt moral. Bashkëshorti im nuk ka marrë asnjë metër katror tokë nga shteti për investimin e tij privat dhe vënia nën sekuestro preventive prej disa javësh e nje pjese te kantierit të investimit, për të hetuar origjinën e një prone private qysh nga viti 1994 është pjesë e një procesi që unë as e dyshoj në qëllim, as e komentoj në meritë. SPAK-u të bëjë punën e vet i papenguar nga askush, ndërsa Sali Berisha le të vazhdojë të lehë për të tërhequr vëmendjen nga pantallonat e rëna deri në fund!”, tha Xhaçka.












