Aktualisht është ndërprerë seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj Sali Berishes.
Mbrojtesit e Sali Berishës, avokatet Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi kanë braktisur seancën e GJKKO-së, pasi janë rrëzuar kërkesat e tyre për të përjashtuar gjyqtaren Irena Gjoka.
Duke qenë se kërkesat e tyre u rrëzua, avokatët e Berishës kanë braktisur mbledhjen. Teksa jep prononcim për mediat, avokati i Berishes shfaqet i tensionuar, ndërsa refuzon që të pyetet e aq më pak të ndërpritet nga gazetarët.
GJKKO njofton se pas largimit të avokatëve te Berishes, seanca është ndërprerë dhe janë pritje të avokatit kryesisht Artan Simoni, për vijimin e saj. Kështu seanca do të shtyhet edhe me dy orë të tjera që avokati të njihet me aktet.












