Hetimi i Sali Berishës për aferën e privatizimit të ish-kompleksit Partizani në Tiranë për kreun e PDK Nard Ndoka është pozitive.
I ftuar në “Studio Live” në Report TV, Ndoka tha se shkëlqimin e këtij reagimi të SPAK e “sfumon” sipas tij veprimi me regji, e këtu iu referua mënyrës sesi shkuan në selinë e Rithemelimit agjentët për t’i komunikuar Berishës caktimin e masës së sigurisë detyrim paraqitje.
“Është pozitive që SPAK po reagon. E kemi pritur që edhe politika të tronditet nga ky realitet plogështie. Shkëlqimin ia heq që njëra palë e ka kapur dhe po vijon me regji. Por fakti që SPAK po heton është poizitive”, tha Noka.












