Ish-kapiteni i Kombëtares, Lorik Cana, i ftuar në “Më Lër të Flas”, telefonoi live kryeministrin Edi Rama.
Kjo ishte një sfidë që futbollisti duhej të realizonte, dhe t’i thotë që i ra padashje në telefon. Biseda telefonike:
Rama: Alo…
Cana: Kryeministër, më fal se i rash padashje.
Rama: Ou, thash se u kujtove njëherë të thuash ore si ke qenë, a je gjallë a s’je gjallë?
Donaldi: Jemi live zoti kryeministër, të përshëndesim.
Cana: Jam me Donaldin dhe Romeon ne telefon dhe isha duke zgjedhur disa gogla dhe nga ato që të bien aty duhet ti bësh. Të mora u përgjigje, ti e mbylle punën tënde jashtëzakonisht mirë.
Rama: Kjo do dali në emision?
Cana: Absolutisht po. E vërtetove që nuk të kërkoj ndere, ti nuk me kërkon ndere dhe jemi me plot respekt njëri tjetrit. KETU SHIKO VIDEO-n e PLOTË:












