Pas seancës plot tensione dhe përplasje fizike, deputetët e PS kanë firmosur kërkesën për përjashtimin nga punimet e Kuvendit të 7 kolegëve opozitarë që janë përgjegjësit për kaosin e krijuar.
Bëhet fjalë për Flamur Nokën, Gazmend Bardhin, Bledian Nallbati, Edi Paloka, Albana Vokshi, Lefter Gështenja dhe Saimir Korreshin, për të cilët socialistët kanë kërkuar përjashtimin.
Tensioni i seancës u transferua këtë të martë në komisionin parlamentar të ligjeve. Protagonist u bë përsëri opozitari Bledion Nallbani, i cili tentoi të godasë me grusht socialistin Vullnet Sinaj.
Bledion Nallbati është me siguri në krye të listës me emrat që socialistët kërkojnë të përjashtohen. Ai vetë para nisjes së Komisionit të Ligjeve, në një prononcim të shkurtër për mediat, pranoi se përplasja me kolegun Sinaj ishte një shfaqje që nuk nderon.












