Ish-deputeti i PS-së, Spartak Braho i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama se duhet të shpërndajë sa më parë Kuvendin e të thërrasë zgjedhje të parakohshme.
”Vendi është në krizë. Kush nuk e kupton këtë nuk ka sy në ballë. I bëj thirrje Edi Ramës, kryeministër dhe kryetari i PS-së shpërnda parlamentin dhe nis zgjedhje të parakohshme. Këta duhen veprim mos e gjakosin popullin kot”, tha Braho në studion e Report TV.
Me këtë tezë, Spartak Braho argumenton se Berisha largohet nga skena politike.
“Thirrjet e Sali Berishës janë për luftë. Asgjë nuk ndodh pa dijeninë e tij, të tjerët janë trushplarë pa tru që e ndjekin pas por populli nuk e ndjek Berishën. E keni parë edhe në sondazhet tuaja. Sali Berisha është non grata dhe nuk e lë njeri të kandidojë”, tha Braho
Ndonjë këshillë tjetër për Ramën? “Rama të bëjë zgjedhje të parakohshme urgjente. Këshilla kam shumë por spara më dëgjon shumë ai”, përfundoi Braho.












