Deputeti i PD-së, Bledjon Nallbati, pas marrjes në pyetje në Prokurorinë e Posaçme pas përplasjes fizike në Kuvend me ligjvënësin e PS-së, Vullneti Sina, ka deklaruar se nuk ka goditur askënd.
Ai deklaroi për mediat, se “të tilla veprime nuk nderojnë askënd”, por theksoi se në Parlament po ndodhin gjëra më të turpshme.
“As më goditi dhe as e godita. Unë shkova të marr kartën, ai reagoi në atë mënyrë, patëm një konfrontim fizik dhe kaq. SPAK-u do bëjë punën e vet, në do bëjmë punën tonë. Unë nuk ndërhyj në punën e SPAK-ut. S’kam qëlluar njeri, më ka tërhequr, më ka shtyrë dhe e kam shtyrë. Sigurisht, e kam deklaruar edhe njëherë tjetër që të tilla veprime nuk nderojnë askënd, por po ju bëj të qartë një gjë, që në atë parlament ndodhin gjëra shumë më të turpshme se aq të cilat janë vjedhja masive që po ju ndodh qytetarëve çdo ditë,” – u shpreh Nallbati.












