Kryeministri Edi Rama komentoihetimet ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj.
Ai i cilësoi një opinion të akuzës akuzat ndaj ish-ministrit, ndërsa e vlerësoi ‘sterilizimin’ si një nga sukseset më të mëdha të reformës në shëndetësi.
“Është një opinion i akuzës, nuk janë opinionet e akuzës të mjaftueshme që të investohet qeveria si përballë një të vërtete absolute. Sa i përket procesit nuk i komentoj. Unë besoj që sterilizimi është një nga veprat më të rëndësishme në kantierin e reformës në shëndetësi dhe ka sjellë një transformim cilësor të pamohueshëm nga askush në rrethin e profesionistëve të shëndetësisë. Llogaritë e fatura s’më takon mua ta bëj. Përfitimi i shtetit nga ky partneritet është më i madh se të gjitha fryrjet që mund të ketë pasur. Janë kursyer një mesatare prej 2 ditësh shtrim spitalor për individët që kanë kaluar në operacion e po të llogarisni kostot e spitalit dhe të buxhetit llogaria del ndryshe, kjo falë sterilizimit”, tha Rama.












