Astrologia e njohur, Meri Shehu teksa ishte sot e ftuar në emisionin “Wake Up”, u shpreh se katër shenja të horoskopit në fundvit duhet të festojnë me Mërkur të kundërt.
Shehu tha se është fjala për shenjën e Binjakëve, Peshqve, Shigjetarëve dhe Virgjëreshave. Sispas astrologes, mund të ketë përmbysje planesh, çorientim ndjenjash, rregulla të forta.
“Në fund të vitit do ta shijojnë të kundërt Mërkurin Shigjetarët, Binjakët, Peshqit dhe Virgjëreshat. Këto katër shenja do bëjnë Vitin e Ri me Mërkur të kundërt. Çfarë do të thotë një Mërkur i kundërt në shenjën tënde, për shembull tek Shigjetarët. Një Mërkur i kundërt në Shigjetar ia përmbys planet, e çorienton në ndjenja, në marrje vendimesh. Pra këto katër shenjat e fundit në fundvit pas datës 26-27, do të shikojnë mirë relacionet në çift, në familje, në punë, në marrëdhënie me eprorët, udhëtimet. Nuk duhet të shkojnë në vende të reja që nuk kanë shkuar asnjëherë, sepse me Mërkur të kundërt del keq”, u shpreh Meri Shehu.












