Gjykata e Posaçme me kërkesë të SPAK ka vendosur sekuestro ndaj disa pasurive të deputetes së Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi.
Gjykata e Posaçme rrëzoi kërkesën e bërë nga Kryemadhi për heqjen e sekuestros mbi provat e gjetura gjatë veprimeve hetimore të SPAK. Padia që u shqyrtua nga gjyqtari Erion Çela, bazohet në nenin 222 të Kodit të Procedurës Penale, pika 3, që bën fjalë për përgjimet telefonike.
Burime te “Report TV” nga SPAK, nuk konfirmojnë zyrtarisht për çfarë bën fjalë konkretisht objekti i kërkesës, që mesa duket lidhet me sekuestrim telefoni, pajishesh kompiuterike dhe provash të tjera. Jo zyrtarisht, mësohet se oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë kryer kontrolle në banesën e prindërve të Monika Kryemadhit, ku kanë sekuestruar disa prova përfshirë edhe aparate celularë të cilët po i nënshtrohen ekspertimit.
Nuk ka informacione sqaruese të këtij zhvillimi nga SPAK, por Monika Kryemadhi sot kerkon heqjen e sekuestrove të pasurive të saj që ende mbeten “misterioze” dhe nuk janë bërë publike.












