Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të pezulluar marrëveshjen me Italinë. Rama u shpreh se është e drejtë e kësaj gjykatë që të “qëmtojë”, siç tha ai një marrëveshje para ratifikimit.
“Është e drejta e GJK është e sanksionuar në kushtetutë, detyra e GJK për të qëmtuar një marrëveshje ndërkombëtare para ratifikimit të saj. Nuk kam asgjë për të shtuar. Nuk shoh asgjë që të lidhet me detyrat e mia”, tha Rama.
Kujtojmë që gjykata Kushtetuese pezullimin e miratimin e marrëveshjes Rama-Meloni dhe më pas do të shqyrtojë si të ligjshme ose jo ngritjen e një kampi refugjatësh në Lezhë në kuadër të ndihmës që po i ofron Shqipëria vendit fqinj të Italisë.












