Ulja e ndjeshme e temperaturave në zonat malore ka sjellë reshjet e para të borës në Kukës, duke zyrtarizuar dimrin.
Në zonat përreth majave dhe fshatrave të shtrira në Kukës mbi 1 mijë metra mbi nivelin e detit, janë regjistruar reshjet e para të dëborës.
Reshjet e borës kanë përfshirë, sipas raportimeve, disa fshatra malore, përfshirë Novosej, Shishtavec, Borje, Turaj, Brekijë dhe Zapod, ku terreni dhe lartësia kanë favorizuar kalimin e shiut në dëborë.
Megjithëse trashësia deri në 5 centimetra mbetet e ulët, dëbora shënon nisjen e episodit dimëror në zona malore të qarkut të Kukësit. Shiko videon me poshte:












