Sali Berisha bëri një deklaratë qesharake mbrëmjen e djeshme duke thënë se edhe nëse SPAK vendos masën e sigurisë “arrest shtëpie”, ka gjithë forcën për ta mundur Edi Ramën në zgjedhje.
Berisha tha se do të qëndrojë stoik në qëndrimin e tij kundra regjimit imagjinar të Edi Ramës.
“Do i marrim “një nga një” se Rama merr vota. Po të më kapë ai duke shpërndarë 683 mijë zarfa, po të përdor miliona euro nga fondet publike për 61 kandidatët e partisë, po të jap dhjetëra mijëra leje legalizimi, po të shpërndaj qindra milionë investime në katër anët për zhavorr e asphalt, këto janë shkelje flagrante të zgjedhjeve të lira. Të garantoj që nesër në zgjedhje të lira Sali Berisha fiton dyfishin e Edi Ramës”, tha Berisha.












