Tregu i fruta-perimeve këtë fundviti është “mbytur” me produkte importi.
Në një prononcim për “Rilindje.info“, shumë tregtarë dhe fermerë ankohen se molla e Korçës ka mbetur pa shitur, kjo për shkak se produktet e importit po “mbysin” prodhimin vendas.
Qeveria Rama duhet të informohet se molla e magazinuar në dhoma frigoriferike kryesisht ne Korçë dhe Tirane ka mbetur “stok” pasi konkurrohet nga mollet e importuara nga Serbia, italia dhe Polonia.
Fermeret kerkojne vetëm që Qeveria Rama të reagojë dhe të hartoje politika për të mbrojtur prodhimin vendas. Fermere në qarkun e Korçës i bëjnë thirrje shtetit që të vendosë në doganë një “takse shtese” molles qe importohet kryesisht nga Serbia e cila momentalisht po futet në Shqiperi me çmim më të ulët se mollen e Korçës.
Për kete shqetesim reagoi edhe deputeti i PS-se, Erion Braçe i cili tha se shteti duhet te reagoje pasi fruta-perimet e vendit tonë nuk po shiten pasi po i “mbyt” malli i importit. Në një prononcim per “Rilindje.info“, fermeret luten dhe presin një reagim nga qeveria Rama dhe ministria e bujqesise…












