Megjithëse ndodhet në “arrest shtëpie”, Sali Berisha vijon aksionin e tij qesharak duke thirrur nga ballkoni ndersa poshte tij ndodhen vetem një “grusht” militantësh.
Adriana Kalaja thotë se do jetë përditë poshtë pallatit të Sali Berishës, deri sa ai të lirohet.
“Për sa kohë që zotit Berisha, me dhunën policore, me dhunën e drejtësisë politike i mohohet e drejta e tij kushtetuese jo vetëm për të ushtruar funksionin e tij si deputet por edhe si kryetar i Partisë Demokratike, ne do të jemi këtu për të thënë që Partinë Demokratike vazhdon ta drejtojë zoti Berisha. Për sa kohë që zoti Berisha do të jetë në arrest shtëpie ne do jemi çdo ditë e më shumë këtu deri në ditën kur realisht duhet të flasë drejtësia bazuar në ligj dhe kushtetutë dhe jo me urdhëra politik”, u shpreh Kalaja.












