Kryeministri Edi Rama ka vendosur që të shkrijë tre ministri në një të vetme, përkatësisht atë Financave, Ekonomisë dhe Kulturës, duke krijuar ministrinë e re të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, më në krye Blendi Gonxhen.
Me krijimin e kësaj ministrie, drejtuesja aktuale e Kulturës, Elva Margariti largohet nga kabineti qeveritar, detyrë të cilën e mori në dhjetor 2018.
Me vendimin e Ramës, shkrihet ministria e Kulturës që drejtohej nga Elva Margariti, sektori i Ekonomisë hiqet nga ministria e ‘Financave dhe Ekonomisë’ që drejtohet nga Ervin Mete si dhe është rikthyer Inovacioni që gjatë mandatit 2013-2017 ishte ministri më vete me në krye Milena Hariton.












