Juristi Kreshnik Spahiu është shprehur se SPAK dhe kreu i këtij institucioni, Altin Dumani gëzon mbështetjen nga SHBA.
Spahiu paralajmëroi se muaji shkurt do të jetë “zjarr” pasi SPAK do të kryejë 3 goditje të mëdha ndaj faktorëve të rëndësishëm politik.
“Muaji shkurt do jetë një muaj zjarr, që me çështjet që do të ndiqen do të eklipsojnë edhe atë të Berishës. Parashikoj që do të ketë 3 goditje të mëdha. Këta nuk janë më prokurorët që hipnin në autobus, por kanë një infrastrukturë mbrojtëse me makina, me shoqërues. Janë të njëjtët prokurorë që punojnë në kushte dhe rrethana të tjera dhe është pozitive që ata po shfaqin një tjetër anë të medalies, që ata nuk mund ta bënin të mundur në kushtet e vështura”, tha Spahiu.












