Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa foto me ministrin e Jashtëm turk Hakan Fidan. Rama priti dje, 29 janar, në zyrën e tij ministrin turk, i cili vizitoi për herë të parë vendin tonë.
Në një postim në faqen e tij në Facebook Rama e cilëson Fidan një mik të çmuar dhe një prej njerëzve më të mprehtë që ka njohur.
“Disa momente nga takimi si gjithnjë mbresëlënës me një mik të çmuar e tanimë të vjetër, një prej mendjeve më të mprehta që kam pasur privilegjin të njoh në arenën ndërkombëtare, ministri i jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan”, shprehet Rama.












