Sekretari i Rithemelimit, Flamur Noka pas mbledhjes parlamentare të opozitës tha se do të ketë një përshkallëzim të protestave.
Si ç’kanë lajmëruar më parë, “Rithemelimi” do të jetë sot në një protestë para Kuvendit, por Noka paralajmëroi se “Rama nuk do gjejë më paqe”.
“Situata e agravuar në mënyrë të vazhdueshme në Parlament. Rama me lëvizjet që bën po kërkon ta nënshtrojë opozitën. Sot në protestë do jenë gjithë demokratët, gjithë deputetët e përjashtuar, edhe ne që nuk jemi akoma të përjashtuar. Do shihni sot dy beteja, një në Parlament dhe një jashtë. Opozita është e gjitha në aksion, po flasim për përshkallëzim të aksionit. Do na shihni në ballë të çdo aksioni dhe çdo proteste, Rama nuk do gjejë më paqe”, tha Noka.












