Lulzime Faria, është e reja, e cila ditën e sotme së bashku me disa të rinj, prezantuan partinë e studentëve, të quajtur: “Të Bashkuar Për Shqipërinë”.
Emri i saj lidhet me figurinë e një missi, ku 8 vite më parë ka konkrruar për kurorën e më të bukurës shqiptare, në vitin 2018-të, e cila mbante numrin 21 dhe ka arritur të fitojë çmimin “Miss Miqësia”.
Por, mesa duket, e shkuara Farias në botën e modelingut nuk e pengon atë të hedhi hapin e saj drejt politikës, teksa ditën e sotme u shpreh se kanë nisur punën për krijimin e partisë dhe se shumë shpejt do të shkojnë në çdo fshat dhe qytet për ta prezantuar atë.
E reja më parë, ka dalë shpesh në shumë intervista televizive, ku synonte vetëm botën e modelingut. Ndërkohë, përsa i përket rolit të saj në parti, Faria nuk ka preferuar të flasë, dhe as nëse grupi që ajo përfaqëson ka mandatin e protestuesve të sheshit.


Sfidojnë Ramën/ LAJM I FUNDIT: Studentët befasojnë me vendimin e fundit…












