Familja e ish-ministres Milena Harito ndodhet në zi.
Lajmin e trishtë e ka bërë me dije vetë Harito e cila mes dhimbjes shkruan se ka humbur përgjithmonë babain e saj.
“Të dashur shokë e miq, sot u nda nga jeta babai im Fatos Harito i rrethuar nga njerëzit e tij të dashur. Pati një jetë të gjatë dhe e jetoi i gëzuar e i rrethuar nga shumë njerëz që i donte dhe e donin. Plot e plot momente të cilat Toto siç e thërrisnin nipërit dinte gjithnjë ti bënte të gëzuara. Edhe mjek ligjor i nderuar … ama e dijnë më mirë kolegët e tij. Prehu në paqe Toto i dashur. Ceremonia mortore nesër tek Alba pranë Medresesë në ora 12:30 dhe vizita ditën e premte tek Alba ora 10:00-13:00 dhe 16:00-20:00”, shkruan Milena Harito.












