Fermerët e pa politizuar kanë zhvilluar ditën e sotme një protestë para ministrisë së Bujqësisë.
Me një poster ku kishin shkruar kërkesat e tyre drejtuar qeverisë, ata kanë paralajmëruar se do të nisin protesta gjatë gjithë muajit shkurt, duke filluar nga Korça të shtunën dhe në mbarë vendin.
Këreksat e Sindikatës së Fermerëve të Bashkuar:
1-Barazim të TVSH për produktet bujqësore;
2-Rimbursim për çdo litër qumësht;
3-Naftë pa taksa për mjetet bujqësore;
4-Fatura TVSH me çmim real nga pika e grumbullimit në ditën e dorëzimit të produktit;
5-Subvencionim për farat dhe fidanët;
6-Subvencionim për produktet organike.
Kurrë nuk ka ndodhur më parë, madje as për pandemi, pasi sot, një sasi e mëdha e mollës së Korçës ka mbetur pa u shitur.
Sipas grumbulluesve të molles, fajtor për këtë situatë është importi i molles Serbe e cila po “kërcënon” prodhimin vendas në të gjithë qarkun e Korçës. Fermerët të qarkut të Korçës kerkojne qe qeveria te reagoje me urgjence dhe zgjidhja e vetme është të rritet referenca në dogana.












