Blendi Fevziu është nxehur në emisionin e tij me Çunin e Fahri balliut, të cilin e kishte ftuar në emisionin e vet për vizitën e sekretarit Blinken në Tiranë.
Blendi Fevziu: Ça rëndësie ka ku ndaloi sekretari më përpara. Kjo është gjëja më pavlerë. Dëgjo ky është cicmic fshati. Në fshat thonë hyri nga rruga nga shtëpia ime, apo hyri nga rruga e shtëpisë tjetër. Ai ka ardhur tani, ç’lidhje kjo.
Klevis Balliu: Diplomacia do korrektësi. Në rajon ka ndodhur kështu, mos të themi që ka shmangur Shqipërinë.
Blendi Fevziu: Po ça ka ndodhur o Klevis se më luajte mendsh?
Klevis Balliu: Po nuk është shmangur kurrë Shqipëria o zotëri. Nuk ka ardhur asnjë Sekretar Shteti që të ketë shmangur Shqipërinë.
Blendi Fevziu: Nuk e kanë shmangur, nuk e di tani. Tillerson dhe Pompeo nuk jam i sigurt nëse kanë qenë në Ballkan. Më duket se kanë qenë, se në Serbi kanë qenë. Ç’rëndësi ka kjo se ku shkon. Sekretari i Shtetit vjen bën vizitë, ndalon, ku ta ketë axhendën e tij dhe kur të gjejë kohën e tij se nuk i thua dot.












