Deputeti i Rithemelimit, Flamur Noka kërkoi nga mazhoranca reflektim pasi në të kundër siç paralajmëroi ai, “Parlamenti do të jetë në flakë”.
Gjithashtu Noka ka paralajmëruar përshkallëzim të aksionit opozitar.
“A zgjodhëm ne që me dëshirë të bëjmë këtë që po bëjmë apo na detyruan? Edhe macen po ta çosh te cepi i murit nuk ka çfarë bën tjetër përveç se të hidhet në fyt. Këtë na kanë bërë ne. Na kanë asgjësuar çdo të drejtë demokratike. Mos provoko se atë Parlament do ta shohësh në flakë shumë shpejt dhe jo vetëm atë Parlament. Po nuk reaguan dhe reflektuan jo vetëm atë Parlament”, tha Noka në News24.












