Kryetari i bashkisë së Kavajës u shpreh optimist pas takimit me kryeministrin Edi Rama dhe ministrat e kabinetit qeveritar ku ndodheshin të 61 kryetarët e bashkive.
Fisnik Qosja: “Bashkë me kolegët ishim në mbledhjen e përbashkët të 61 kryetarëve të bashkisë e qeverisë për të bashkërenduar punën. Nuk kemi ndasi politike kur vjen puna për interest e qytearëve. Për arsye politike e kemi treguar më 14 maj se kush jemi. Nuk është çudi pse të ishim këtu për të mirën e qytetarëve që na kanë zgjedhur”.
Pyetje: A u ndjetë i barabartë?
Fisnik Qosja: “Po. Secili prej nesh kishte kërkesat tona. Ato i shqyrtuan. Nuk e di sa qeveria do të reagojë. Garancia ishte e kryeministrit por veprat do e tregojnë. Kam besim.”












