Deputeti Agron Shehaj ngre pyetjen se pse Olta Xhaçka nuk lë mandatin e deputetes pasi SPAK arrestoi Jorgo Goron, kryebashkiakun në detyrë të Bashkisë Himarë.
“Olta Xhaçka do të ndërtonte resort. Këtë e zbuloi SPAK dhe arrestoi Jorgo Goron, por Olta Xhaçka është imune. Goro u arrestua pikërisht për vjedhjen e pronës ku Olta Xhaçka u shpall investitore strategjike. Xhaçka duhet të lërë mandatin.
Por pse vazhdon qendron në Parlament? Sepse ajo është pjesë e projektit të Ramës për të vjedhur pronat në bregdet dhe për të kapur sektorin e turizmit. Turizmi është një nga nga të paktat hapësira ku qytetarët mbajnë shpresat për një të ardhme më të mirë në Shqipëri.”, Shehaj.












