SPAK ka propozuar këtë të martë që procesi gjyqësor ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, të zhvillohet përmes videokonferencës nga ambientet e paraburgimit. Mësohet se avokati i Veliajt ka shprehur dakordësinë për këtë propozim, por ka kërkuar që fillimisht të konsultohet me klientin e tij.
Nga ana tjetër, gjykata nuk ka marrë ende një vendim për këtë çështje, pasi pritet të konsultohet me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve për të verifikuar nëse zhvillimi i seancave përmes videokonferencës është i mundur nga ana teknike.
Propozimi është bërë nga prokurori Altin Dumani, ndërsa arsyeja lidhet me gjendjen shëndetësore të Veliajt dhe pamundësinë e tij për t’u paraqitur fizikisht në sallën e gjyqit. Për këtë arsyeje, seanca e sotme është shtyrë, ndërsa e radhës është caktuar të zhvillohet më 15 dhjetor.












