Duke iu referuar dokumentarit të turpshëm të televizionit italian “Rai3”, Kryetari i grupit Parlamentar të Rithemelimit, Gazment Bardhi thotë se Edi Rama duhet të japë dorëheqjen.
Sipas Bardhit, autoritetet e drejtësisë duhet ta marrin Ramën nën hetim.
“Edi Rama duhet të jap dorëheqjen. Ai duhet të merret nën hetim për rolin e tij në lidhje me fuqizimin e krimit të organizuar, që gjatë qeverisjes së tij 11 vjecare, janë përfituesit më të mëdhenj të tenderave dhe statusit të investitorit strategjik. Edi Rama është sponsorizuesi politik i përfshirjes së krimit të organizuar në Parlament dhe qeverisje, duke i dhënë atyre statusin e të paprekshmëve për 11 vjet. Heshtja e institucioneve përgjegjëse ligjzbatuese është bashkëfajësi”, shkruan Bardhi.












