Beleri ka marrë 235 mijë vota duke u renditur i katërti mes 7 deputetëve që kanë dalë nga partia Demokracia e Re e kryeministrit grek Mitsotakis në zgjedhjet e Parlamentit Europian.
Në një reagim nga burgu pasi siguroi mandatin e eurodeputetit, Beleri tha se kjo është një fitore e dritës mbi errësirën.
“Gjatë të gjitha muajve të aventurës sime, më jepte forcë besimi im se drita gjithmonë fiton ndaj errësirës. Lufta u fitua në kushte të vështira, të paimagjinueshme për një vend që dëshiron të bëhet pjesë e familjes evropiane. Dhe u fitua. Falë nderit, patriotizmit dhe krenarisë së Grekëve.
Dua të falënderoj nga zemra të gjitha Greket dhe Grekët që më nderuan me votën e tyre. Si eurodeputet do të punoj shumë për të qenë i dobishëm për partinë time, Demokracinë e Re dhe mbi të gjitha për atdheun tone”, deklaron Beleri nga qelia e burgut pasi është dënuar me 2 vite burg për “blerje votash”.












