Fredi Beleri zbuloi se çfarë kishte biseduar me kryeministrin e Greqisë, Mitsotakis në një telefonatë të zhvilluar të hënën.
Ai tha se kryeministri grek e kishte uruar për emërimin e tij si eurodeputet në Parlamentin Europian dhe i kioshte thënë se tashmë do të jenë bashkë për të treguar problemet për çështjen e Himarës.
“Të hënën zoti Mitsotakis më mori në telefon për të më uruar pas lejes së posaçme që kishte marrë nga SPAK dhe të martën u bë mbledhja e Eurodeputettëve të demokracisë së re të zgjedhur dhe prap me leje mu dha mundësia të marr edhe unë pjesë në mbledhje”,-tha Beleri












