Spartak Ngjela ka bërë një parashikim çfarë do të ndodhë me PD-në, nëse Sali Berisha dënohet nga SPAK.
Sipas tij, me largimin e Berishës do zgjidhet një lidership i ri i cili do jetë i zgjuar dhe kështu do rregullohen marrëdhëniet me SHBA.
Spartak Ngjela: “Harroni ju që Berisha është i dënuar, është në burg aktualisht, në arrest shtëpie. Flasim për avancimin e Saliut, ekzistencën e tij në politikë. A do dënohet nga SPAK-u? Po u dënua nga SPAK-u nuk është as deputet. Në momentet kur Sali do dalë jashtë politikës me një vendim gjyqësor të formës së prerë, do bëhet bashkimi i PD-së dhe do zgjidhet lideri i ri. Lidershipi i ri nuk do jetë nga ato non gratat, por do jetë i zgjuar. Atëherë do rregullojë PD-ja marrëdhëniet me SHBA dhe do të fillojë të marrë veten në Shqipëri”












