Ministrja Elisa Spiropali ka bërë një deklaratë të papritur lidhur me përbërjen e mazhorancës dhe Kuvendit të Shqipërisë përsa i përket pas zgjedhjeve të ardhshme parlamentare në 2025.
Ajo u shpreh se ekziston mundësia që ajo dhe treçereku i ministrave mund të mos jenë pjesë e Partisë Socialiste, duke bërë që të mos jenë më as në Parlament pavarësisht rezultateve të zgjedhjeve.
Spiropali: “Nuk është çështje kohe, është çështje objektivi se ku do të arrish. Ky sesion mbaron shumë shpejt dhe nis edhe sesioni i fundit për këtë legjislaturë. Unë jam, mund të mos jem në Parlament apo në qeveri. Treçereku i qeverisë apo i Parlamentit është dhe mund të mos jetë në Qeveri apo në Parlament. Ajo që mbetet dhe është e pandryshueshme është dëshira, vullneti dhe puna jonë për të lënë një Shqipëri më të fortë”












