Kursi i këmbimit ka hyre në momentin kur efekti turistik është më i fortë se kurrë. Nisja e vrullshme e sezonit turistik në Shqipëri ka bërë që valutat e huaja të zhvlerësohen me ritme edhe më të shpejta në raport me Lekun.
Madje, sipas të dhënave nga tregu, 1 euro sot është këmbyer me më pak se 100 lekë duke shënuar një rekord minimal historik.
Mësohet se në pika të caktuara të këmbimit valutor sot në Tiranë, 1 euro është blerë me 99.7 lekë dhe shitur me 100.5 lekë.
Një situatë e ngjashme paraqitet edhe në kursin e këmbimit mes dollarit amerikan dhe lekut. Një dollar amerikan u ble sot me 93 lekë, ndërsa u shit me 94 lekë.












