Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimet e karburanteve.
Në njoftimin e fundit, bëhet me dije se nafta është ulur me 6 lekë dhe do të shitet 212 lekë/litër.
Nga ana tjetër benzina nuk ka pësuar ndryshim dhe do të vazhdojë të shitet 179 lekë/litër.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 31 tetor ora 12:00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.












